Cila është ora më e mirë për të bërë dush?

schedule15:58 - 2 Maj, 2023

schedule 15:58 - 2 Maj, 2023

Disa njerëz zgjedhin të bëjnë dush herët në mëngjes dhe të tjerë vonë në mbrëmje para se të shkojnë në shtrat. Por kur është koha më e mirë për të bërë dush?

Çdo orë ka, sipas ekspertëve, përfitimet e veta, kështu që ju mund të zgjidhni atë që dëshironi.

Përfitimet e dushit në mëngjes

Stimulon qarkullimin dhe përshpejton rrahjet e zemrës dhe mundëson përqendrim më të mirë në mëngjes. Përveç kësaj, dushi në mëngjes është më i mirë për njerëzit me lëkurë të yndyrshme, pasi gjatë natës djersa qëndron gjatë gjithë ditës në sipërfaqen e lëkurës dhe mund të bllokojë poret. Gjithashtu është mirë të përdorni ujë të vakët.

Përfitimet e dushit në mbrëmje

Dushi në mbrëmje është një mënyrë e mirë për t’u çlodhur pas një dite të vështirë në punë. Redukton presionin e gjakut dhe stresin. Do t’ju ndihmojë të bini në gjumë më shpejt, sepse vepron si qetësues dhe sinjalizon trupin që të fillojë të prodhojë më shpejt melatonin, hormonin që nxit gjumin./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!