Keni menduar ndonjëherë se në cilën moshë njerëzit janë zakonisht më të lumtur? Kultura perëndimore idealizon rininë por sipas një studimi të kryer së fundmi, nuk ishte mosha 9-23 por 36. Studimi i kryer mbi përvojat e njerëzve nga të 30-tat dhe në fillim të të 40-ave, tregoi se megjithëse jeta e tyre është e mbushur me sfida, është shumë më e dobishme sesa mund të mendonin shumica.
Sipas studimit, megjithëse njerëzit ndiheshin të mbingarkuar dhe ndjenin se kishin shumë për të bërë në një kohë të shkurtër, kjo sjellje iu jepte dhe gëzim. Një 44-vjeçare thotë: “Edhe pse ka pika të komplikuara të kësaj periudhe kohore, tani ndihem shumë e lumtur në këtë hapësirë.”
Pjesëmarrësit theksonin se pas viteve për të zhvilluar karrierë dhe familje, ndiheshin më të plotësuar. Krahas ndërtimit të karrierës, krijimit të një marrëdhënieje dhe aftësive të përgjithshme jetësore, ata thanë se kishin më shumë vetëbesim dhe e kuptonin më mirë veten. Shumica e pjesëmarrësve pranonin se ishin më të lumtur në të 30-at se në të 20-at. /abcnews.al