Cila është makina më e shitur në Evropë?

schedule23:50 - 5 Shkurt, 2023

schedule 23:50 - 5 Shkurt, 2023

Tregu europian i makinave duket se po ndryshon çdo ditë. Së fundmi është vërejtur një rënie e shitjeve të makinave të reja, ndërsa ndryshime ka pasur edhe në listën e modeleve më të shitura.

Mbreti tradicional i Shitjeve, VW Golf në Kontinentin e Vjetër mungon plotësisht në Top 10 modelet më të shitura, për shkak të problemeve të prodhimit me të cilat përballet uzina e Wolfsburgut.

Konkretisht, vetëm 11,174 makina Golf u shitën tetorin e kaluar , një numër që tregon një rënie prej 59% krahasuar me muajin korrespondues të 2020-ës.

Në vendin e dytë në listë është Renault Clio me 14,639 shitje (-3,4%), në vendin e tretë Dacia Sandero me 14,034 shitje (-8,3%), në vendin e katërt Peugeot 208 me 13,978 shitje (-26%) dhe në vendin e pestë Ford Focus me 12,704 shitje (-15%).

Në të njëjtën kohë, siç tregon tabela, nga top 10 modelet më të shitura, vetëm një ka shënuar ndryshim në përqindje pozitive në shitje dhe ai është Fiat 500.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!