Vetëm javën e fundit, kriptomonedha greke Hellenic Coin (me simbolin HNC) ka shënuar humbje prej 68%. Çmimi i Hellenic Coin është aktualisht në 0.3323 euro, me kriptomonedhën greke që tani ka humbur 92.22% të vlerës së saj nga niveli i lartë historik, kur arriti në 4.27 euro.
Llogaria në Twitter e kriptomonedhës theksoi se “vazhdon të funksionojnë normalisht dhe pa probleme. Të gjitha monedhat janë të sigurta”, thuhet në deklaratë. Në faqen e Hellenic Coin, emri i Vangelis Tsapas, i cili thuhet se është zhdukur, nuk përmendet më si CEO, si më parë.
Ai, megjithatë, duket se është shprehur se mungesa e tij lidhet me një çështje të rëndë familjare. Hellenic Coin u krijua nga një ekip grek i programuesve dhe ekspertëve të financave dhe biznesit me përvojë në kriptografi, sisteme të decentralizuara dhe sisteme financiare./ Abcnews.al