Cikloni “Gabrielle” vret 5 persona në Zelandën e Re

schedule08:26 - 16 Shkurt, 2023

schedule 08:26 - 16 Shkurt, 2023

Të paktën pesë persona kanë humbur jetën në Zelandën e Re pasi një ciklon shkaktoi përmbytje të mëdha dhe rrëshqitje dheu. Policia tha se të paktën 5 persona ishin konfirmuar të vrarë nga stuhia, duke përfshirë një fëmijë.

Rreth 144,000 prsona në Ishullin e Veriut ishin pa energji të mërkurën, nga 225,000 të martën, raportoi The New Zealand Herald. Një stacion meteorologjik në rajonin Haëke’s Bay dhe Napier regjistroi tre herë më shumë shi gjatë natës së të hënës sesa zakonisht për të gjithë muajin shkurt, thanë autoritetet.

Më shumë se 300 njerëz u shpëtuan të martën nga e njëjta zonë e gjirit të përmbytur, duke përfshirë 60 të bllokuar në një çati të vetme, tha ministri i Menaxhimit të Emergjencave, Kieran McAnulty.

Auckland u përmbyt dy javë më parë nga një stuhi rekord që vrau katër persona. Një emergjencë kombëtare u shpall të martën, duke i mundësuar qeverisë të mbështesë rajonet e prekura dhe të sigurojë burime shtesë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!