Dorën mbi trofe e kishte vënë një ditë më parë.
Gjithsesi, nuk ishte asgjë e përfunduar për Tadej Pogaçarin, pasi etapa e fundit në Kriterium dy Dofine ishte malore.
Megjithatë, kampioni I madh nga Sllovenia nuk lejoi të papritura, duke I shtuar një tjetër fitore karrierës së tij të lavdishme.
Ishte suksesi I tij I parë në “Kriterium dy Dofine”.
Në mbi 133 kilometra drejt qendrës turistike Van Seni, mbi 2 000 metra mbi nivelin e detit, Pogaçar kontrolloi rivalin e tij kryesor, Jonas Vingegard.
Fitues doli francezi Leni Martinez, ndërsa pas tij erdhën pikërisht dy pretendentët kryesorë.
Vingegard dhe Pogaçar ishin 34” me vonesë në krahasim me fituesin, dhe danezi mori dy sekonda bonus pasi kaloi I pari vijën e finishit.
Në renditjen e përgjithshme, kampioni nga Sllovenia triumfoi duke përshkruar gati 1200 kilometra për 29 orë, 19 minuta e 46 sekonda.
Ai fitoi edhe Fanelën e Verdhë, por edhe Fanelën e Gjelbër, si çiklisti më luftarak I krejt garës prej 8 etapash.
Vingegard mbeti 59 sekonda prapa në vend të dytë, ndërsa në vendin e tretë 24-vjeçari gjerman, Florian Lipovic, u që u shpall më I miri ndër të rinjtë.
Tashmë vëmendja zhvendoset në Turin e Francës që nis në 5 korrik në Lilë dhe ku Pogaçar është kampion në fuqi e do të kërkojë titullin e 4-ët.