Cikalleshi shfryn ndaj kritikëve: Mos na ndani në reparte, s’kemi Ronaldon e Sergio Ramos

schedule22:25 - 8 Qershor, 2021

schedule 22:25 - 8 Qershor, 2021

Sokol Cikalleshi, autori i golit të vetëm në ndeshjen me Çekinë, foli pas miqësores për Supersport. Fillimisht kavajasi deklaroi: “Normalisht jam në fushë sa herë e kërkon trajneri. Jam munduar të bëj më të mirën dhe e tregova edhe sot. Ndihem i lumtur që shënova, por do isha më shumë po të fitonim. Asnjëherë nuk kam vënë veten në plan të parë në kombëtare, por kam vënë fanellën dhe tifozët”.

“Duke i parë të dyja ndeshjet, rezultati është i rëndësishëm dhe duhen fitore. Trajneri ka pasur gjëra për të sqaruar dhe besoj se është i qartë për ndeshjen e shtatorit. Krijuam volum më shumë këtë ndeshje, patëm rast të shënonim më shumë. Arbitri dha një faull që nuk ishte te goli i tretë.

Për skeptikët e sulmit, u them që ta ndihmojnë kombëtaren siç ndodhi në EURO 2016. Nuk mund ta ndajmë ekipin në pjesë, mbrojtje e sulm. Mbrojmë të gjithë, sulmojmë të gjithë. Nuk jemi Anglia e Italia, nuk kemi Ronaldon e Sergio Ramos. Ne do vazhdojmë ta bëjmë punën. Kush do të na shohë mirë, e falënderojmë. Kush do të na shohë keq, edhe ata i falënderojmë”.

“Ndeshjen e parë Çekiçi bëri ndeshje të mirë. Ai së bashku me Kallakun na duhen shumë, të jetë vetëm fillimi për ta. Ndjehem mirë për të dy. E falënderoj edhe Kallakun, pasi pasoi shpejt te goli. Të vjetër e të rinj, le të ecim të gjithë përpara”. v.p / abcnews.al