Cikalleshi luan, Broja në stol, fati ishte i kundërt për dy sulmuesit e Kombëtares

schedule21:36 - 25 Shkurt, 2024

schedule 21:36 - 25 Shkurt, 2024

Nuk shënoi dhe as nuk shërbeu asist, por gjithsesi ishte i dalluar .Sokol Cikalleshi luajti për 62 minuta për Konyaspor në një ndeshje jubilare për të.Sulmuesi i Kombëtares shqiptare e veshi për herë të 100-të fanelën e Konyaspor në karrierë, dhe ndihmoi në fitoren 2-0 në Superligën turke ndaj Hatayspor. Ai pati edhe mundësinë e tij, ndërsa shqiptari nga Maqedonia e Veriut, Valon Et’hemi, shërbeu asist. Ish-lojtari i Kukësit pasoi për golin e dytë Ylgyn.

I kundërt fati për sulmuesin tjetër të kombëtares, Armando Brojën. “Ylli” 22-vjeçar ishte sërish në stol te Fulham, në një ndeshje vërtet të rëndësishme në fushën e Manchester United. Skuadra “londineze” arriti një triumf të madh nëstadiumin “Old Trafford”, edhe pse këtë herë rivali i Brojës, Muniz, nuk shënoi. “Sky Sports”, në analizën e saj në emisionin “Radar” thekson se shqiptari pritet ta ketë shumë të vështirë të aktivizohet, aq më pak të jetë titullar.

Ndërkaq, ka nisje negative e kampionatit për Xhakomo Vrioni. Ish-sulmuesi i Akademisë së Juventus, dhe ish-Këpuca e Artë e Bundesliga-s austriake, u përjashtua nga fusha në javën e parë të Ligës Profesioniste Amerikane. Skuadra e tij, New England, luante në fushën e DC United, dhe Vrioni mori karton të kuq që në minutën e 25-të, dhe ekipi i tij në inferioritet numerik humbi 1-3. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!