Një çift nga Meksika kanë bërë shumë para duke vendosur 6 dollarë në një derrkuc sa herë që bëjnë seks.
Fanny Castellanos, 26 vjeç dhe i fejuari i saj Jesús, 29 vjeç, ndanë sekretin e tyre të çuditshëm financiar në një video të TikTok që ka mbledhur 25 milionë shikime.
Çifti, siç raportohet nga newyorkpost.com, hynë në sfidën e çuditshme të kursimit të parave janarin e kaluar pasi u përballën me probleme financiare në mes të pandemisë së koronavirusit.
@fannycastellanosrdz Millonarios de amor ??✨ @Elyisus #novios #ahorros #enero2022 #enero2023 #fypシ ♬ sonido original – Fanny Castellanos
Brenda një viti ata kanë kursyer 1320 dollarë, që do të thotë se në 12 muajt e fundit kanë bërë seks 220 herë.
“Ne ishim të mahnitur, mbushja e tre derrkucëve ishte e pabesueshme,” tha 26-vjeçarja për NeedToKnoë në një intervistë, duke thënë se kursimi ishte shumë më i lehtë kur ata po shijonin “çdo moment të këndshëm së bashku”.
Çifti fillimisht nuk kishte një plan se çfarë të bënte me kursimet e tyre, duke thënë se ata thjesht po i linin paratë mënjanë për fatura të papritura dhe urgjenca.
Megjithatë, pasi u fejuan shtatorin e kaluar, ata tani po planifikojnë t’i investojnë paratë për një muaj mjalti luksoz./abcnews.al