Çifti udhëton nëpër botë me ambulancën që blenë në eBay, synon rekordin botëror Guinness

schedule22:41 - 9 Nëntor, 2022

schedule 22:41 - 9 Nëntor, 2022

Një çift britanik që bleu një ambulancë nga eBay, janë në përpjekje për të thyer Rekordin Botëror Guinness për udhëtimin më të gjatë në një ambulancë dhe ata tashmë jozyrtarisht ia kanë dalë.

Lawrence Dodi dhe Rachel Nixon, të cilët janë të dy veterinerë, thanë se fillimisht po planifikonin të blinin një RV për të udhëtuar nëpër botë, por një ambulancë për shitje në eBay tërhoqi vëmendjen e tyre në 2018.

“Ne po kërkonim një automjet funksional për të udhëtuar dhe u dashuruam me ambulancën dhe estetikën,” tha Dodi për CNN.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Lawrence Dodi & Rachel Nixon (@theoverlandingambulance)

Dyshja, të shoqëruar nga qeni i tyre, Peggy Sue, u nisën me Land Rover Defender të bardhë në tetor 2021 me synimin për të vizituar 50 vende dhe për të vendosur Rekordin Botëror Guinness për udhëtimin më të gjatë në një ambulancë.

Ata thanë se rregulloret e Guinness-it u kërkonin atyre të siguronin që boja e automjetit të ngjante ende me një automjet urgjence dhe se pjesa e brendshme ishte ende e pajisur me gjithçka që do t’i duhej për të funksionuar si transport mjekësor. Çifti arriti të riorganizonte brendësinë për të lënë vend për një sobë të vogël dhe një frigorifer.

Dodi dhe Nixon tani kanë udhëtuar në 24 vende anembanë Evropës dhe kanë kaluar më shumë se 14,913 milje, duke tejkaluar objektivin prej 12,427.4 miljesh të vendosur nga Rekordet Botërore Guinness. Çifti tha se ata planifikojnë të vazhdojnë drejt qëllimit të tyre për të vizituar 50 vende, duke përfshirë transportimin e ambulancës përtej oqeanit për të vozitur nëpër Amerikën Veriore dhe Jugore, përpara se të aplikojnë për regjistrim./abcnews.al