Sot është një ditë e veçantë për presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin dhe bashkëshortin e saj Prindon Sadriu. Çifti presidencial feston sot 10-vjetorin e martesës së tyre.
Dyshja kanë publikuar një fotografi të përbashkët të realizuar nga një vizitë në Liqenin Bled të Sllovenisë, i njohur për ishullin e veçantë në mes dhe kishën që ndodhet në të.
“Një dekadë së bashku (formalisht), për shumë vite të tjera që do të vijnë”, ka shkruar Prindon Sadriu, në një fotografi të publikuar në rrjetin social Facebook.
Prindoni dhe Vjosa janë prindër të dy vajzave binjake, Anda dhe Dua.
/abcnews.al