Çifti po përballen me 16 vjet burg sepse postuan këtë foto në Instagram

schedule09:16 - 14 Gusht, 2020

schedule 09:16 - 14 Gusht, 2020

Një çift i njohur iranian janë dënuar në mungesë me 16 vjet burg të kombinuar dhe 74 fshikullime nga sistemi i Gjykatës Revolucionare të vendit.

Ish-bokseri, Ahmad Moin-Shirazi dhe gruaja e tij Shabnam Shahrokhi iu dha dënimi për “propagandë kundër regjimit”, duke postuar përmbajtje “të turpshme dhe vulgare” dhe “përhapje të korrupsionit moral”.

Ahmad Moin-Shirazi dhe gruaja e tij publikuan këtë foto familjare ku gruaja nuk kishte hixhab. Për këtë arsye, një gjykatë iraniane i ka shpallur të dy fajtorë për “veprat anti-islamike përhapje të dekadencës morale dhe të prostitucionit”.

Sipërmarrësi i famshëm në vend Moin-Shirazi u dënua me nëntë vjet burg, ndërsa Shahrokhi, bashkëshortja e tij u dënua me shtatë vjet, 74 fshikullime dhe tre muaj punë pa pagesë.

https://www.instagram.com/p/CBas1aMBkOY/?utm_source=ig_web_copy_link

Çifti e kuptoi që ata ishin në shënjestër të Gjykatës Revolucionare disa kohë më parë, me Ministrinë e Inteligjencës së Iranit që i thërriste në disa raste dhe i merrte në pyetje për orë të tëra. Gjatë këtyre takimeve, hetuesit thuhet se i thanë Moin-Shirazi që të ndalonte postimet që binin ndesh me politikat të Iranit, si dhe fotografitë e gruas së tij pa shaminë, shkruan “The armenian reporter”.

Çifti i mediave sociale më pas morën dy fëmijët e tyre dhe ikën nga vendi, dhe tani janë në në Turqinë. Ata u informuan për dënimin e gjykatës përmes avokatit të tyre, i cili do të përpiqet të apelojë kundër aktgjykimit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!