Çifti nënshkruan kontratën martesore me kërkesat më të çuditshme, burri lejohet të hajë pica 1 herë në muaj

schedule12:28 - 21 Korrik, 2022

schedule 12:28 - 21 Korrik, 2022

Një çift nënshkroi një kontratë në prag të dasmës, e cila kishte në qendër çështje të rëndësishme për ta si udhëtimet dhe blerjet. Marrëveshja, natyrisht, nuk ka absolutisht asnjë fuqi ligjore dhe duket se ajo tashmë është shkelur.

Mintu Rai, 25 vjeç dhe Shanti Prasad 24 vjeçe, një çift nga India që së fundmi u martuan në një ceremoni tradicionale të organizuar në Guëahati, u kthyen në kryefjalë në shumë portale botërore falë nënshkrimit të një kontrate që “garanton lumturinë në martesë” përpara momentit solemn.

Siç raporton BBC, listën e kanë përpiluar miqtë e tyre me shaka dhe ndër të tjera e detyron çiftin të hajë pica vetëm një herë në muaj. Mintu dhe Shanti u takuan pesë vjet më parë, filluan të komunikonin në një grup shkollor në WhatsApp dhe dolën në takimin e tyre të parë në shkurt 2018. Ajo që nisi si një miqësi e mrekullueshme u shndërrua në dashuri të madhe dhe “takimi” i parë ndodhi, e merrni me mend në një piceri.

Megjithatë, Mintu shpejt filloi të ankohej se ai nuk mund të mbante ritmin e saj dhe t’i hante ato çdo ditë, kështu që shoqëria e tyre e gëzuar vendosi ta fuste atë klauzolë në kontratën e shkruar në një copë letër gjigante.

“Ankohesha te miqtë e mi, u thosha se më acaronte që duhej të haja pica çdo herë”, tha i riu, ndërsa BBC-ja zbuloi se çfarë shkruhej tjetër në një kontratë të hartuar vetëm një javë para dasmës.

Mintu mori përsipër të përgatiste mëngjesin të dielave, të bënte pazarin e Shantit çdo 15 ditë, por edhe të dilte natën ekskluzivisht e shoqëruar nga ajo. Sa i përket Shantit, përveç premtimit se do të kufizojë konsumimin e picave, ajo pranon të shkojë çdo ditë në palestër dhe të veshë një sari, sepse Mint-it i pëlqen se si duket në të. Kontrata, natyrisht, nuk ka absolutisht asnjë fuqi ligjore dhe duket se ajo tashmë e ka shkelur atë duke ngrënë dy pica në dy javë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!