Çifti martohet në spital, vajza e tyre e sëmurë bëhet shoqëruesja e nuses

schedule13:00 - 1 Korrik, 2021

schedule 13:00 - 1 Korrik, 2021

Një çift nga Anglia u martuan në Spitalin e Fëmijëve në Bristol, konkretisht në dhomën ku kishin të shtruar vajzën e tyre.

Karim dhe Louise Rezaie, kishin dëshirë të martoheshin jashtë spitalit dhe të kishin vajzën e tyre si shoqëruese të nuses. Por kjo nuk ishte e mundur pasi vogëlushja është diagnostifikuar me një sëmundje të rrallë dhe nuk lejonte që ajo të dilte jashtë spitalit.

Layla, e cila lindi në Ditën e Krishtlindjeve, ka sindromën Charge, një mutacion gjenetik që ndikon në shikimin dhe zemrën e saj dhe shkakton ndërlikime të tjera.

Mjekët i kishin thënë prindërve që mund të ju duhen javë ose muaj para se ta marrin vajzën e tyre në shtëpi, prandaj ata u detyruan dhe morën këtë vendim të martesës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!