Çifti i vendos emrin e pazakontë vajzës për të përfituar internet falas

schedule09:54 - 24 Tetor, 2020

schedule 09:54 - 24 Tetor, 2020

Një çift i vendosi vajzës së tyre një emër të pazakontë, për të përfituar internet falas. Çifti nga Zvicra rastësisht panë një reklamë në Facebook nga një kompani lokale e quajtur Twifi, ku thuhej: “Emërtojeni fëmijën tuaj Twifia ose Twifius”. Për të përfituar internet falas, ata morën vendimin ta quanin vajzën e tyre Twifia.

Babai i vogëlushes deklaroi se paratë që do të paguanin për internetin, do t’i vendosin në llogarinë e kursimeve që kanë hapur për vajzën e tyre. Çifti preferoi të mbetet anonim dhe të mos zbulojë emrin e plotë të vajzës së tyre.

Ne duam të mbetemi anonim për ata që na rrethojnë sepse nuk duam të justifikojmë veten. Sepse akuza që kemi shitur emrin e fëmijës sonë na godet shumë fort. Na vjen pak turp ”. Philippe Fotsch, themeluesi dhe CEO i kompanisë Twifi, tha se ai do të paguante për internetin e çiftit për 18 vitet e ardhshme. /abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!