Ditën e sotme, një çift të moshuarish janë gjetur të pajetë në banesën e tyre në Borsh të Himarës, pasi ishin djegur nga një shkëndijë elektrike. Rrapo dhe Savete Çika jetonin të vetëm, teksa ditët e fundit ishin të infektuar me Covid-19.
Fatkeqësisht çifti nuk ka mundur të dalin në kohë nga banesa dhe kanë vdekur si pasojë e asfiksisë nga tymi.
LEXO EDHE: S’e fituan betejën me flakët, çifti që vdiq në Borsh ishte me COVID, u gjetën nga dhëndri
Për ABC ka folur një nga fqinjet, e cila është shokuar kur ka marrë vesh lajmin tragjik. Ajo është shprehur se ishin familje e rregullt dhe shumë të respektuar.
“Ishin shumë njerëz të mirë, të rregullt, pa probleme, pa asgjë. Një gocë e kanë këtu, çunin në Tiranë, ndërsa gocën tjetër nuk e di, më duket në Tiranë. Kanë qenë të mbajtur, nuk është se kanë pasur ndonjë problem. Kanë qenë një familje shumë e rregullt, shumë të respektuar në fshat.
Kur mësova lajmin më ka ardhur shumë keq. Ishte një vdekje tragjike, nuk është se ndodhi nga Zoti dhe të thuash hajde. Shumë gjynah, më vjen shumë keq”, tha fqinja.l.k/abcnews.al