Çifti humb fëmijën 10-muajshe në aksident, një ditë para dasmës

schedule07:49 - 20 Maj, 2022

schedule 07:49 - 20 Maj, 2022

Një tragjedi e paimagjinueshme ka ndodhur të enjten jashtë Elassonës , ku një djalë 10 muajsh ka humbur jetën pas një aksidenti automobilistik .

Sipas mediave greke, ngjarja ka ndodhur vonë pasditen e së enjtes, në rrugën provinciale Elassona – Kefalovrysos , kur makina që drejtohej nga 38-vjeçarja nëna e foshnjës, në rrethana të paqarta ka dalë nga rruga dhe për pasojë djali u plagos rëndë

Fëmija u dërgua në spital me urgjencë, ku për disa orë iu nënshtrua reanimacionit kardiopulmonar, por nuk arriti t’u mbijetonte plagëve.

Nga ana tjetër, nëna nuk u lëndua. Ironia tragjike është se nesër të shtunën çifti do të bënte dasmën, por edhe pagëzimin e vogëlushit që u nda nga jetë para kohe./abcnews.al/ 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!