Çifti britanik i hapi ukrainases dyert e shtëpisë, milioneri le gruan për sytë e bukur të refugjates

schedule12:32 - 4 Shtator, 2022

schedule 12:32 - 4 Shtator, 2022

Një milioner britanik ka tradhtuar bashkëshorten e tij me  refugjaten ukrainase,  të cilën çifti e kishte mikpritur në shtëpinë e tyre.

52-vjeccari, Haakan Overli nuk mundi t’i rezistonte bukurisë së ukrainases, e për pasojë la gruan e tij dhe nisi të bashkëjetojë me ukrainasen në një apartament përballë shtëpisë që kishte me bashkëshorten tij në Mbretërinë e Bashkuar.

Investitori milioner, siç raportohet nga gazeta britanike “Daily Mail” , loboi aktivisht te politikanët britanikë për të ndihmuar refugjatët ukrainas të gjenin strehë në Britani.

Gjithashtu biznesmeni britanik loboi te qeveria britanike për të përshpejtuar dhënien e vizës për të dashurën e tij.

Lindur në Norvegji, Overly ka studiuar matematikë në Universitetin e Oslos.
Ai ka gjithashtu ka diplomë në ekonomi nga Universiteti Durham.

Llogaria e tij bankare u shtua pasi themeloi bursën në internet Self Trade.

Kompania e tij filloi veprimtarinë në prill 2000 dhe u shit në tetor të po atij viti për 900 milionë £. Overly ka punuar në JP Morgan dhe si bankier investimesh në ING Barings.   Ai ishte gjithashtu drejtor në kompaninë problematike të kredisë Wonga për një vit (në vitin 2008)./abcnews.al/