Çifti amerikan rrëmben 18 vjeçaren, e lidhën me zinxhir dhe e përdhunuan për javë të tëra

schedule08:37 - 21 Korrik, 2023

schedule 08:37 - 21 Korrik, 2023

Një çift nga Teksasi akuzohet se ka rrëmbyer një18-vjeçare, duke e lidhur me zinxhir në një shtrat brenda shtëpisë së tyre dhe duke e përdhunuar për javë të tëra.

Jose Reyes, 31 vjeç dhe Jaqueline Macias, 29 vjeç , u arrestuan pasi viktima e supozuar arriti të arratisej nga shtëpia e tyre në Houston përmes një dritareje të dielën mbrëma.

Gruaja e shqetësuar u tha autoriteteve se ajo e kishte takuar burrin në një vend të panjohur rreth një muaj më parë dhe se ai e bindi atë të vinte në shtëpinë e tij.

“I gjithë skenari u përmbys pothuajse menjëherë pasi e kapën dhe e mbajtën në një dhomë për rreth 30 ditë”, tha zëdhënësi i policisë në një konferencë për shtyp.

“Në një moment, pasi në thelb filluan ta mbanin atë kundër vullnetit të saj, ata filluan të abuzojnë seksualisht.”

Kur vajza 18-vjeçare kuptoi se Reyes dhe Macias ishin larguar nga shtëpia e tyre të dielën në mbrëmje, ajo arriti të arratisej nga dritarja, tha policia. Oficerët vunë re menjëherë shenja në duart dhe këmbët e saj që tregonin se ajo ishte e lidhur.

18 vjeçarja u dërgua në spital, por nuk dihen detaje për gjendjen e saj. Rrëmbyesit e saj të dyshuar, prindër të një foshnjeje, u arrestuan kur u kthyen në shtëpi pak kohë më vonë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!