Çiftet në radhë, pse sot është data e veçantë për t’u martuar

schedule12:50 - 3 Prill, 2021

schedule 12:50 - 3 Prill, 2021

Data e sotme është cilësuar si unike për të gjithë çiftet që duan të martohen.

Para zyrave të kurorëzimit në Las Vegas janë krijuar radhë të gjata të personave që kanë vendosur t’i thonë ‘po’ partnerit.

Jeff Klein, zëdhënës nga Byroja për Martesë e Qarkut Clark ka thënë se rreth 700 çifte janë kurorëzuar deri më tani.

“Datat speciale si 4/3/21 janë gjithmonë jashtëzakonisht të popullarizuara”, ka thënë nëpunësi Clerk Lynn Goya, i cili shtoi se mbi 1,800 çifte janë martuar më 13 dhjetor 2014, një datë e ngjashme me këtë të sotmen.

Afër 2,700 çifte u martuan më 10/10/10; mbi 1,800 më 12/12/12; dhe 3,125 u martuan më 11/11/11, shkruan AP.

Ndërsa, Goya ka treguar se data me më së shumti të martuar ishte 7/7/7 ishte me plot 4,492 çifte./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!