Cicani: Partizani e Tirana duan Dajën, Lerda e kishte humbur kontrollin

schedule22:50 - 16 Dhjetor, 2019

schedule 22:50 - 16 Dhjetor, 2019

Gazetari i njohur, Anton Cicani, është i ftuar në studiot e ABC News, në emisionin “Pressing”. Cicani foli për disa tema delikate të futbollit shqiptar, si dhe zbuloi se Ilir Daja është trajneri që si Tirana, ashtu dhe Partizani, e duan në krye të pankinës.

“Ilir Daja është dëshira e Tiranës dhe e Partizanit. Siç e thamë, trajneri Daja është i pëlqyer nga të dyja kampet. Ai është në kontratë me Skënderbeun dhe kjo gjë është e vështirë. Daja është diplomatik dhe thotë që nuk ka pasur kontakte.

Si Tirana, si Partizani, nuk janë punë të lehta. Çdo trajner që mund të vijë, duhet të ulet të flasë me drejtorin sportiv, me presidentin.

Në Superiore, të urdhërojnë presidentët të zgjedhin formacionin. Është diçka që ndodh dhe trajneri sëriësh nuk ikën. Jo të gjithë trajnerët nuk i japin dorën presidentit (dorëhiqen) kur ai i ndikon në zgjedhje. Lerda e kishte humbur kontrollin e skuadrës së tij. Edhe me barazim në derbi do të largohej”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!