CIA: Ukraina do të humbasë luftën me Rusinë pa ndihmën e SHBA-së

schedule09:15 - 19 Prill, 2024

schedule 09:15 - 19 Prill, 2024

Rusia mund ta mposhtë Ukrainën deri në fund të vitit, nëse SHBA-të nuk i japin asaj më shumë ndihmë ushtarake, paralajmëroi kreu i CIA-s.

Paralajmërimi i shefit të inteligjencës amerikane Bill Burns erdhi dy ditë përpara se Dhoma e Përfaqësuesve planifikon të votojë për një paketë ndihme prej 61 miliardë dollarësh për Ukrainën, kryesisht ushtarake, pas muajsh bllokimi.

“Pa ndihmë shtesë, situata do të jetë shumë më katastrofik. Ekziston një rrezik shumë real që ukrainasit të humbasin në fushën e betejës deri në fund të vitit 2024, ose të paktën që presidenti rus Vladimir Putin do të jetë në gjendje të diktojë kushtet e një zgjidhjeje politike,” shtoi ai.

Ukraina po përballet me mungesë armësh dhe po kërkon gjithnjë e më shumë që aleatët e saj t’i dërgojnë më shumë armë dhe municione, veçanërisht mbrojtje kundërajrore.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!