“CIA plan për të vrarë Maduro”/ Venezuela arreston tre amerikanë, dy spanjolle dhe një çek

schedule15:34 - 15 Shtator, 2024

schedule 15:34 - 15 Shtator, 2024

Autoritetet Venezueliane arrestuan këtë të shtunë 3 shtetas amerikanë, dy shtetas Spanjoll dhe një shtetas çek nën akuzat se ata po përgatiteshin për të kryer një komplot që synonte të destabilizonte vendin e Amerikës së Jugut.

Ministri i Brendshëm i Venezuelës deklaroi se CIA Amerikane kishte bërë një plan për të vrarë presidentin e vendit Nicolas Maduro dhe se pjesë e këtij komploti ishte edhe vrasja e disa udhëheqësve të tjerë të vendit.

Në mesin e personave të arrestuar sipas autoriteteve venezuelase ishte edhe një marinas Amerikan që ka shërbyer në Afganistan, Irak dhe Kolumbi si pjesë e forcave elitare ushtarake të Shteteve te Bashkuara te Amerikes.

Ministri i Brendshëm venezuelas deklaroi se ne arrestimin e 6 shtetasve te huaj u sekuestruan 400 arme tip pushke amerikane te cilat ishin te lidhura me komplotin e supozuar .

Shtete e Bashkuara të Amerikës kanë hedhur poshtë akuzat e bëra nga Venezuela se CIA po kryente një komplot për vrasjen e Presidentit të këtij vendi dhe zyrtarëve të tjerë të lartë. Një zëdhënës i Departamentit Amerikan të Shtetit konfirmoi arrestimin e një marinasi amerikan.

Venezuela nuk akuzoi për këtë komplot vetëm CIA-n Amerikane por edhe Shërbimit e Inteligjencës Spanjolle. Madriti Zyrtar ka mohuar akuzat.

Deklaratat e Autoriteteve Venezuelase se ka një komplot nga SHBA për vrasjen e presidenti Nicolas Maduro vijnë pasi Washingtoni dhe Perëndimi kane refuzuar te njohin rezultatin e zgjedhjeve presidenciale te Korrikut, duke thëne se ato janë te manipuluara dhe se fitues i këtyre zgjedhjeve ishte kandidati opozitar Edmundo Gonzales.

Akuzat vijnë gjithashtu pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës sanksionuan 16 zyrtare Venezuelase te lidhur ngushte me presidentit Maduro, për ndërhyrje ne procesin zgjedhor. SHBA dhe Perëndimi i kane kërkuar autoriteteve Venezuelase hapje te kutive te votimit per te provuar se fitues i vërtet i zgjedhjeve te Korrikut ishte Nicolas Maduro.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!