Chris Cuomo ka rezultuar pozitiv në testinpër koronavirus dhe do ta vazhdojë punën nga shtëpia.
Prezantuesi i CNN, Chris Cuomo tha se të martën është diagnostikuar me COVID-19, shkruan CNN.
Ai po ndihet mirë, dhe do të vazhdojë të prezantojë programin në 9-të të mëngjesit “Cuomo Prime Time” nga shtëpia e tij.
“Në këto periudha të vështira që duket se bëhen më të vështira dhe të ndërlikuara çdo ditë, zbulova se jam pozitiv për koronavirusin,” shkroi Cuomo në një mesazh në
Twitter.
“Unë kam qenë i ekspozuar ndaj njerëzve ditët e fundit që më pas kanë testuar pozitiv dhe kam pasur ethe, të dridhura dhe gulçim”, ka shkruar ai.
“Shpresoj se nuk ua kam transmeruar fëmijëve dhe bashkëshortes. Kjo do të më bënte të ndihem më keq se kjo sëmundje!”, përfundoi ai.
Cuomo së fundmi ishte në zyrat e CNN në lagjen Hudson Yards të Nju Jorkut, të premten e kaluar.
“Ne të gjithë do ta mposhtim këtë duke qenë të zgjuar dhe të bashkuar!” ka shkruar ai në Twitter.
Guvernatori Cuomo foli për rezultatin pozitiv të testit të vëllait të tij në konferencën e përditshme të shtetit të Nju Jorkut të martën.
“Gjjithashtu edhe vëllai im, Chris, doli pozitiv për koronavirus. E zbuloi këtë mëngjes.”
Guvernatori e quajti Chris “mikun më të mirë” dhe shtoi “Ai është i ri, në gjendje të mirë, i fortë, jo aq i fortë sa ai mendon, por ai do të jetë mirë. ”
Ky është rasti i tretë i koronavirusit që përfshin ambjentin e punës të CNN në Nju Jork. Punonjësit u njoftuan për një rast tjetër në mes të marsit.
Edhe CNN ka bërë ndryshim në këtë pandemi, pjesa dërrmuese e punonjësve po punojnë nga shtëpia prej disa javësh./abcnews.al