Interi dëshiron të vazhdojë të forcojë vijën e tij sulmuese pas marrëveshjes së afërt me Marko Arnautovic.
Nerazzurrët, sipas Footmercato, kanë në “radarin” e tyre edhe sulmuesine Bayern Munich, Eric Maxim Choupo-Moting.
Siç thuhet në botim, skuadra e Simone Inzaghit duket se po i bën një propozim kampionit gjerman për ta bërë sulmuesin me përvojë, i cili sezonin e kaluar shënoi 17 gola në 30 ndeshje.
Madje, i njëjti publikim thotë se Interi ka në listën e tij edhe Mehdi Taremin e Portos, për të cilin flitet se ka paraqitur ofertën më të lartë. /G.D abcnews.al/