Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, pas bisedës me kryeministrin Albin Kurti, u shpreh se ShBA-të mbështesin takim që afirmon përkushtimin e Kosovës dhe Serbisë ndaj propozimit të Bashkimit Evropian.
“SHBA-të mbështesin një takim konstruktiv që afirmon përkushtimin e të dyja palëve ndaj propozimit të BE-së”, ka shkruar Chollet në Twitter.
“Chollet u njoftua nga kryeministri që sot në Kosovë, bashkë me 12 gazetarët ukrainas, kemi shënuar njëvjetorin e agresionit duke përkujtuar viktimat por edhe luftën e drejtë çlirimtare të popullit ukrainas”, është bërë e ditur në komunikatë.
Ndryshe, të hënën në Bruksel do të zhvillohet takimi i kryeministrit Albin Kurti me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç.
/Kosovapress