Chollet dhe Escobar sot para senatit

schedule09:14 - 18 Maj, 2023

schedule 09:14 - 18 Maj, 2023

Këshilltari i lartë në Departamentin Amerikan të Shtetit, Derek Chollet dhe emisari për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, do të dalin sot para senatit.

Të dy do të marrin pjesë në seancën dëgjimore të Komisionit për Marrëdhënie me Jashtë, ku do të flitet për Ballkanin Perëndimor.

E të mërkurën, në një bisedë telefonike me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, Chollet ka thënë se është e nevojshme që të shmangen provokimet dhe konfliktet mes Kosovës dhe Serbisë.

Zyrtari i lartë amerikan ka thënë se është e rëndësishme që Kosova dhe Serbia të vazhdojnë punën në normalizimin e raporteve dhe sërish ka dhënë mbështetjen e SHBA-së për procesin e dialogut, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.

/KosovaPress/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!