Chinedu: Kampionati shqiptar më i forti ku kam luajtur, dua të shënoj nesër

schedule18:22 - 27 Nëntor, 2021

schedule 18:22 - 27 Nëntor, 2021

Stephen Chinedu debutimin në Abissnet Superiore e pati fantastik, pasi shënoi dy herë në portën e Kastriotit. Nigeriani, në prag të duelit me krutanët, doli para mediave dhe fillimisht foli për pjesën e përshtatjes me futbollin shqiptar.

“Adaptimi po ecën mirë, por që natyrisht ka nevojë për kohë për t’u përshtatur më shumë. Dita-ditës po shikoj, po mësoj që të përshtatem dhe të ambientohem me kampionatin shqiptar”, tha Chinedu, autor i tre golave deri më tani në kampionat.

“Dua të shënoj më shumë gola, sigurisht që jam i predispozuar të bëj më tepër. Nuk mund të jap një shifër, por dua të shënoj më shumë”, shtoi sulmuesi i Dinamos, i cili më pas i bëri edhe një vlerësim kampionatit tonë.

“Kampionati shqiptar është më i forti ku kam luajtur deri më tani. Duhet shumë punë, duhet të djersitesh shumë të shënosh dhe të fitosh ndeshjen”, u shpreh Chinedu, të cili i kujtohen dy golat e parë kundër Kastriotit.

“Në çdo ndeshje shkoj për të shënuar dhe nesër nuk ndryshon kjo gjë. Kushdo qoftë kundërshtari, duhet ta shfrytëzoj çdo mundësi për të shënuar”, përfundoi sulmuesin afrikan i 18 herë kampionëve të vendit. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!