Chiesa: Verona e meritoi barazimin, besojmë ende te titulli kampion

schedule10:16 - 28 Shkurt, 2021

schedule 10:16 - 28 Shkurt, 2021

Juventus nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 në transfertën e Hellas Veronës mbrëmjen e djeshme, duke humbur një mundësi shumë të mirë për t’u afruar me Interin e Milanin. Edhe pse humbën dy pikë, Federico Chiesa beson sërish tek titulli.

Në një prononcim për “DAZN” pas ndeshjes ai komplimenton Veronën për lojën e zhvilluar si dhe deklaron se duhet të mësojnë për të ardhmen nga kjo sfidë.

“Është e vërtetë që kemi disa mungesa, por ne jemi Juventus dhe kjo nuk mund të jetë një justifikim. Duhet t’i japim meritë Veronës për lojën e zhvilluar dhe arritën të merrnin një barazim.

Lodhja ndikoi në pjesën e fundit të takimit, pasi duhet të kishim ruajtur avantazhin. Duhet të mësojmë nga kjo ndeshje për të ardhmen, por tashmë duhet të përqëndrohemi në duelin e së martës”, deklaron italiani.

 

 

“Përpos kësaj ndalese unë dhe i gjithë Juventusi besojmë ende tek titulli dhe do të vazhdojmë të luftojmë për të deri në fund. Kritikat për sulmin? Nuk i kuptoj. Kundër Crotones mund të kishim shënuar mbi gjashtë gola.

Për mua nuk është problem se ku luaj, mjafton që trajneri të jetë i kënaqur nga loja ime. I jam shumë mirënjohës “Zonjës së Vjetër” për mundësinë që më ka dhënë”, përfundon Chiesa. /abcnews.al