Chiesa te Juventusi? Commisso: E shes nëse plotësohen dy kushtet e mia

schedule12:18 - 20 Prill, 2020

schedule 12:18 - 20 Prill, 2020

Presidenti i Fiorentinës ka reaguar pas lajmit që qarkullonte dje në mediat italiane, aty ku flitej për një akord të Juventusit me agjentin e Federico Chiesa. Rocco Commisso, i cili e vlerëson 60 milion euro kartonin e 22-vjeçarit, nuk preferon të shesë më të mirët, por në këtë rast do të dorëzohet.

Kreu i klubit nga Firence pranon largimin e sulmuesit të djathtë, por vetëm nëse plotësohen dy kushte, të cilat i zbulon në një deklaratë për Corriere dello Sport. “E kam trajtuar si djalin tim. Unë nuk i shes më të mirët që kam për të blerë lojtarë që nuk i njoh.

Dy janë kushtet për largimin e tij nga Fiorentina. Federico duhet të ma kërkojë vetë një gjë të tillë dhe deri sot nuk e ka bërë. Kushti i dytë lidhet me ofertën, që duhet të jetë në përputhje me vlerësimin e klubit tonë për të”, deklaron Commisso. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!