Chiesa: Shumë lojtarë më të talentuar janë djegur, sekreti im i thjeshtë

schedule16:57 - 17 Maj, 2021

schedule 16:57 - 17 Maj, 2021

Federico Chiesa është një nga të vetmet gjëra pozitive të Juventusit në këtë sezon. Sulmuesi i djathtë u përshtat menjëherë me bardhezinjtë dhe deri tani numëron 13 gola dhe 11 asiste. 23-vjeçari tregon sekretin e formës së tij shumë të mirë.

Unë kam punuar shumë për të mbërritur këtu ku jam. Në sport është puna e përditshme ajo që bën diferencën, nuk ka ndonjë sekret tjetër. Shokët e skuadrës më cilësojnë si një lojtar bujar dhe altruist, më shumë sesa të talentuar.

Sigurisht që talenti nuk më mungon dhe ka kohë që e kam zbuluar, por vlera ime e vërtetë është fakti që jap gjithçka nga vetja, në çdo stërvitje dhe ndeshje. Kur isha më i vogël kam parë shumë talente të jashtëzakonshme.

Ata bënin diferencën dhe vendosnin ndeshjet me veprimet e tyre, por nuk ia dolën dot të hidhnin hapin e madh. Unë i fiksuar: dua të rris rendimentin tim nga dita në ditë. Kjo është karakteristika që ka bërë ndryshimin, sot jam pjesë e një prej klubeve më të mëdha në botë“, deklaroi Chiesa. /abcnews.al