Chiesa mund të largohet nga Juventusi

schedule19:03 - 19 Qershor, 2023

schedule 19:03 - 19 Qershor, 2023

Sulmuesi i Juventusit, Federico Chiesa mund të transferohet në një klub të ri në merkaton e verës.

Chiesa është një nga të preferuarit e tifozëve të Juventusit, por kjo mund të mos mjaftojë për ta mbajtur atë në Torino. Sipas Football Italia, Zonja e Vjetër ka nevojë për një shitje të madhe pasi klubi duhet të kompensojë të ardhurat e humbura nga Liga e Kampionëve 2023/24, për të cilën Juventus nuk u kualifikua.

Sipas burimit, Juventus do të studiojë me kujdes propozimet për Chiesa. Klubet e interesuara përfshijnë Liverpool, Newcastle dhe Bayern Munich. /G.D abcnews.al/