Federico Chiesa shënoi një gol që mund t’i dhurojë Juventusit kualifikimin në çerekfinalet e Champions League. Bardhezinjtë italianë humbën 2-1 duelin e parë ndaj Portos, në një sfidë ku treguan pak nga potenciali që kanë.
Sulmuesi i krahut foli pas ndeshjes për mediat, duke analizuar humbjen e sotme në Portugali. “E nisëm keq ndeshjen dhe në Champions League dënohesh nëse vepron kështu. Ndoshta e vuajtëm shumë tensionin që u krijua pas golit të pësuar.
Goli që shënuam na jep forcë për takimin e kthimit. Në Itali do të jetë një tjetër ndeshje. Nuk ka fjalë për të shpjeguar atë që ndodhi sonte. Për fat të mirë, goli im na karikon për përballjen e tjetër.
Ama, duhet të shfaqim vlera të tjera në fushë nëse duam të kualifikohemi në çerekfinalet e Champions League“, deklaroi 23-vjeçari i kampionëve të Italisë. /abcnews.al