Chiellini zbulon pse u largua nga Juventusi

schedule23:23 - 24 Shkurt, 2023

schedule 23:23 - 24 Shkurt, 2023

Qendërmbrojtësi i Los Angeles, Giorgio Chiellini foli për vendimin e tij për t’u larguar nga Juventusi verën e kaluar.

Në korrik 2022, u bë e ditur për largimin e qendërmbrojtësit me shumë përvojë, i cili luajti 17 vjet në klubin torinez.

“Kupa e kaluar e Botës ishte e çuditshme për mua, mezi i shikoja ndeshjet, sepse ishte e dhimbshme. Është ende e vështirë të pajtohemi me dështimin e kombëtares italiane, sepse arritja në Kupën e Botës ishte qëllimi ynë. Ishte largimi i kombëtares italiane në play-off arsyeja kryesore e kalimit tim në SHBA. Doja të merrja një eksperiencë të re, të nisja gjithçka nga e para”, tha mbrojtësi për gazetarin Alfredo Pedulla. /G.D abcnews.al/