Chiellini: Të rishikohen protokollet, fitore nëse sezoni mbyllet i rregullt

schedule22:59 - 13 Tetor, 2020

schedule 22:59 - 13 Tetor, 2020

Giorgio Chiellini, kapiteni i Italisë dhe i Juventusit, ka folur sot në konferencë për shtyp, për protokollet e COVID-19, një mbyllje të futbollit dhe vështirësitë që ai i ka konstatuar në përfundimin e kampionatit, që sipas tij nëse përfundon i rregullt, do të ishte një fitore për të gjithë.

“Protokollet, masat e ndryshme parandaluese duhet të rishikohen. Duhet vazhduar përpara. Ne futbollistët e dimë se kalojmë rreziqe, dhe jemi gati t’i kalojmë. Duhet të vazhdojmë përpara sepse e dimë se futbolli është një lëvizje me ndikim të madh ekonomik, por edhe për vlerën sociale që e dimë se kemi.

Në javët e ardhshme do të ketë mbyllje të tjera, dhe besoj se futbolli është i rëndësishëm për njerëzit. Na presin muaj të vështirë, dhe këtë e dimë. Unë besoj se në fund, fitorja e vërtetë do të jetë përfundimi i kampionatit.

E di që tani se kushdo që do ta fitojë, do të flitet për kampionat të shtrembëruar, por e vërteta është se do të jetë e rëndësishme të arrijmë deri në fund”, u shpreh kapiteni italian./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!