Chiellini shqetëson Juventusin, mund të mungojë një muaj

schedule21:15 - 12 Nëntor, 2020

schedule 21:15 - 12 Nëntor, 2020

Giorgo Chiellini ka ende probleme. Juventusi ka njoftuar ditën e sotme se kapiteni vijon me terapinë për shkak të një problemi në kofshë, që e lë jashtë fushave të blerta për momentin.

Mendohet se ka një tërheqje, por jo dhe aq të lehtë. Të paktën nëse lexon atë që raporton Goal.com, qendërmbrojtësi 36-vjeçar do të mungojë gati një muaj. Një lajm jo i mirë për trajnerin Andrea Pirlo dhe për vetë Chiellinin, i cili vjet humbi thuajse gjithë sezonin për shkak të një operimi në ligament.

Gjithsesi ka edhe rikuperime. Gjasat janë që pas pushimit prej ndeshjeve të kombëtares të jetë i gatshëm holandezi Matthijs De Ligt, i cili është rikuperuar dhe pritet të jetë gati për lojë. Mbrojtësi u dëmtua në ndeshjen me Lyon në Champions League dhe iu desh të bënte një ndërhyrje kirurgjikale. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!