Giorgio Chiellini foli për “Radio Anch’io lo Sport” duke u fokusuar në shumë çështje aktuale, nga lamtumira e tij me Juventusin tek aventura e re me Los Angeles Galaxy e deri te Scudetto në Itali.
“E ardhmja në Los Angelese? Do të publikohet gjithçka në ditët e ardhshme. Më duhet një eksperiencë nga gjithçka, që gradualisht të përfundoj aventurën e futbollit dhe të përgatitem për të ardhmen në mënyrën më të mirë të mundshme.”
Dollapi juaj bosh te Juventusi?
“Gjëja më e vështirë do të jetë pastrimi i dhomës së hotelit. Aty ndihem si në shtëpinë time. Dollapi ishte pjesa e fundit , por në dhomë kishte gjithçka dhe ishte edhe më e vështirë, nga medalja europiane te kontratat e vjetra”.
Debutimi me Italinë?
“Nëntor 2004, mendoj se jam i pari në mesin e lojtarëve që kaloj nga debutimi në pension. Unë kam qenë me fat, përveç Buffon vetëm Zoff ka pasur kaq shumë vite me ekipin kombëtar, edhe sepse ruajtja e atij niveli nuk është e lehtë”.
A do të jetë Juventusi i ardhshëm për Scudetto?
“Për mua Interi është përpara të gjithëve. Interi është ekipi më i fortë në Itali dhe këtë gjë më duhet ta pranoj. Por gjithësesi dop të shohim se çfarë do të ndodhë sezonin e ardshëm”.
Çfarë do të bëjë Chiellini pas futbollit?
“Do të doja një pjesë menaxheriale në botën e futbollit, për të kuptuar se çfarë ndodh në seli dhe në zyra. Për mua është një botë e panjohur, nuk do të jetë e lehtë por do punë, durim dhe dëshirë për të mësuar.”/ h.ll/abcnews.al