Chiellini: Mendoj pozitivisht dhe kam entuziazmin e një fëmije

schedule11:42 - 24 Janar, 2022

schedule 11:42 - 24 Janar, 2022

Milan dhe Juventusi zhvilluan mes tyre sfidën e javës së 23-të të Seria A, një duel që u mbyll në barazim pa gola.

Të dy skuadrat marrin nga një pikë nga përballja mes tyre, rezultat ky që i shkon në favor të Interit kryesues i cili aktualisht është 4 pikë para Milanit por ka dhe një ndeshje më pak.

Pas ndeshjes lojtari i “Zonjës së Vjetër”, Chiellini është shprehur se gjithmonë mendon pozitivisht dhe se ka entuziazmin e një fëmijë.

“Unë gjithmonë mendoj pozitivisht. Natyrisht, do të doja të kishim fituar, por ishte një ndeshje e baraspeshuar. Të dy ekipet tentuan. Juventusi është përmirësuar nga fillimi i sezonit dhe tani jemi më solid. Unë e kam entuziazmin e një fëmije dhe më duhet ta shijoj këtë. Kjo mund të jetë ndeshja ime e fundit në San Siro apo e fundit në përgjithësi, duhet ta shijoj çdo ditë si kjo në moshën time”, nënvizoi Chiellini. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!