Chiellini krenar për Italinë: Humbja me Spanjën e nevojshme për rritjen e Italisë

schedule12:31 - 7 Tetor, 2021

schedule 12:31 - 7 Tetor, 2021

Giorgio Chiellini ka komentuar humbjen e Italisë kundër Spanjës në gjysmëfinalen e Nations League. Kapiteni i Juventusit, në një intervistë pas ndeshjes për RAI Sport, u shpreh krenar për skuadrën e tij, edhe pse pësoi humbje.

“Është një fazë e nevojshme në procesin e rritjes për një ekip që mund të bëjë akoma më mirë. Ne e dinim që ishte një ndeshje e vështirë, ne bëmë thirrje për durim dhe ndonjëherë ju duhet të pranoni se kundërshtari është një ekip shumë i fortë që ju shkakton probleme”.

“Është për të ardhur keq, ne donim të vazhdonim këtë ecuri të jashtëzakonshme, por fakti është se kjo do të ndihmojë procesin tonë të rritjes. Ne pothuajse e kthyem ndeshjen kur ishim me 10 lojtarë, kështu që kjo tregon se çfarë jemi të aftë të bëjmë”.

“Ne nuk ishim aq të duruar këtë herë, në krahasim me korrikun. Ishim shumë të furishëm dhe po të mos ishim aq të etur në përpjekje për ta dominuar Spanjën, atëherë me siguri do të kishim ekuilibër më gjatë”.

Mbrojtësi 37-vjeçar nuk la pa përmendur edhe ndeshjen e radhës që kombëtarja italiane do të zhvillojë të dielën me skuadrën humbëse që del nga çifti Francë-Belgjikë, që luftohet për vendin e 3-të në Ligën e Kombeve.

“Tani do të përpiqemi të bëjmë një paraqitje të mirë, por objektivi i vërtetë është të mposhtim Zvicrën në nëntor dhe të sigurojmë vendin tonë në Kupën e Botës”, do të përfundonte Chielini. / abcnews.al