Chiellini flet për atë që dëshiron të bëjë pas daljes në pension

schedule20:09 - 2 Maj, 2023

schedule 20:09 - 2 Maj, 2023

Giorgio Chiellini, tani 38 vjeç vazhdon të luajë për Los Angeles.

Chiellini beson se pas një viti apo më shumë do të t’i thotë lamtumirë futbollit.

“Do të doja të luaja për një kohë të gjatë. Nuk më është lodhur ende koka, por trupi më është lodhur”, ka thënë ish-kapiteni i Juventusit dhe Italisë. Tani për tani më pëlqen ende futbolli, por do të mendoj të tërhiqem kur të kuptoj se kam arritur kufirin e standardeve me të cilat jam mësuar. Ndoshta do të ndodhë këtë sezon, ndoshta brenda një viti”.

Megjithatë, legjenda e futbollit italian dëshiron ta lidhë të ardhmen e tij me futbollin. Pozicioni i trajnerit nuk i pëlqen atij, por pozicioni i menaxherit.

“Do të doja të qëndroja në futboll, jo si trajner, por si menaxher. Për të qenë trajner, duhet të besosh në atë që po bën. Të gllabëron. /G.D abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!