Giorgio Chiellini nuk e heq nga mendja: “Ronaldo e meritonte ta fitonte “Topin e Artë” vitin e shkuar. Mbrojtësi italian i Juventusit thekson se Reali nuk donte që portugezit ta fitonte atë trofe dhe se kishim të bënim me një vjedhje të pastër.
“Vjedhja e vërtetë ishte vitin e kaluar, kur Real Madridi vendosi që të mos e linte të fitonte dhe kjo është vërtetë e çuditshme. këtë vit është e vështirë ta thuash kush e meritonte më shumë, mes Ronaldos, Messit dhe Van Dijk. Të gjithë kanë bërë një sezon të madh”, tha fillimisht Chiellini.
Më pas italiani shtoi: “Është si të zgjedhësh mes Federer e Nadal. Nëse do të donin ta jepnin çmimin duke vlerësuar më shumë Champions League, atëherë do e meritonte mbrojtësi i Liverpool”.
“Në të kundërt, duke u përqendruar te kampionatet, atëherë mund të ishte shpërblyer Ronaldo, edhe pse Messi është gjithmonë aty. Me pak fjalë bëhet e vështirë për të zgjedhur”, është shprehur mbrojtësi i Juventusit. /abcnews.al