Biografia e Giorgio Chiellinit ka shkaktuar polemika të shumta. Fjalët e kapitenit të Juventusit, nuk janë pritur aspak mirë nga Mario Balotelli dhe Felipe Melo. Sulmuesi reagoi i pari, teksa ka ardhur edhe përgjigja e mesfushorit brazilian, i cili luajti me Chiellinin te Juventusi gjatë viteve 2009-2011.
“Është dikush edhe më i keq se Balotelli, Felipe Melo, më i keqi i të këqijve. Nuk mund të qëndroj pranë njerëzve që tregojnë mungesë respekti, atyre që duan gjithmonë të jenë kontradiktorë. Me ta përreth është gjithmonë e mundshme të nise një zënkë. Ua thashë edhe drejtuesve, ai është një mollë e kalbur.
Unë nuk jam shoku më i mirë i të gjithëve, por ata janë të vetmit që i tejkaluan të kufijtë që mund të pranohen. Nuk ka lidhje nëse luan keq apo mirë, apo del disa net jashtë. Problem është kur tregon mungesë respekti dhe nuk ke asgjë përbrenda”, shkruan Chiellini në ““Io, Giorgio”.
Felipe Melo nuk është përmbajtur dhe ka reaguar në stilin e tij në një prononcim për Gazzetta dello Sport. “Ai nuk ka fituar asgjë në rangun ndërkombëtar. Ndoshta nuk i kanë mjaftuar shuplakat në Stamboll dhe në Kupën e Konfederatave. Para së gjithash, do të ishte interesante të njihnim episodet të cilave u referohet. Në çdo rast, për mua nuk ka asnjë problem t’i përgjigjem këtij mbrojtësi.
LEXO EDHE: Chiellini: E urrej Interin, Balotelli negativ! Vetëm një është më i keq se ai
Kur isha në Torino, kurrë nuk kam shpërfillur askënd: shokët e skuadrës, drejtuesit dhe Juventusin në përgjithësi. Në këtë pikë, megjithatë, unë nuk kam asgjë me të. Dhe nuk do të kem kurrë. Ky mbrojtës hiqet si fenomen, por vuan sukseset e të tjerëve dhe gjithnjë e bën në brekë nga frika.
Është shumë e thjeshtë të flasësh keq për të tjerët në librin tënd. Ndoshta ky mbrojtës është akoma i zemëruar me mua, sepse kur shkova te Galatasaray i morëm me shpulla dhe i eleminuam nga Champions League. Ose sepse Interi ka fituar gjithçka dhe unë ndihem interist.
Më kujtohet edhe diçka tjetër. Mposhtëm 3-0 Italinë në Kupën e Konfederatave në vitin 2009, kompeticion që u fitua nga Brazili. Ndoshta vuan edhe për këtë. Po e mbyll duke thënë që ka treguar se nuk është profesionist me fjalët që ka thënë. Kjo quhet mungesë respekti, por po ndalem këtu dhe nuk dua të shtoj asgjë tjetër, gjëra të tilla duhet të mbeten në dhomat e zhveshjes”, deklaron Felipe Melo, lojtari i Palmeiras. /abcnews.al