Chiellini: Bonuccin e njoh më mirë se gruan time, kujdes Porton!

schedule15:29 - 16 Shkurt, 2021

schedule 15:29 - 16 Shkurt, 2021

Giorgio Chiellini, mbrojtësi i Juventusit, ka dalë para mediave në prag të ndeshjes kundër Portos në Champions League. Kapiteni i bardhezinjve shfaqet optimist, por nga ana tjetër vlerëson portugezët dhe bën thirrje që të shmangin gabimet e së shkuarës.

“Vijmë nga një periudhë pozitive. Luftojmë për të gjitha objektivat dhe tani nis Champions League. Ka entuziazëm në skuadër, por jemi të vetëdijshëm për vështirësitë me të cilat përballemi nesër. Porto është një ekip që mbron mirë dhe pëson pak gola.

Gjithashtu kanë cilësi nga krahët dhe në sulm. Janë ekip i fortë fizikisht dhe duhen marrë seriozisht. Do të jetë një ndeshje emocionuese, por e provuam diçka të ngjashme në Kupën e Italisë kundër Interit. Në Champions League është më vështirë, për shkak se i njohim më pak kundërshtarët tanë”, tha Chiellini.

“Jemi katër qendërmbrojtës dhe jemi me të vërtetë të fortë. Të gjithë kemi karakteristika të ndryshme. Trajneri është ai që vendos, ne duhet të jemi gati. E dimë që dy prej nesh do të qëndrojnë në stol. Në muajt e fundit mbrojtja ka ndryshuar, por gjithmonë ka pasur atmosferë të mirë.

Në varësi të shokut që ke në krah diçka gjithmonë ndryshon. Ata janë karaktere të ndryshme. Seancat stërvitore të ndihmojnë të përmirësosh dhe të automatizosh veprimet e tua, çka është e rëndësishme. Tani De Ligt e njoh më mirë se kur erdhi në fillim. E njëjta gjë vlen edhe për Demiral. Për Bonuccin mendoj se e njoh atë më shumë se sa njoh gruan time…”, përfundoi kapiteni i Juventusit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!