Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel ka thënë se marrëdhëniet midis bllokut evropian dhe Rusisë janë në nivel të ulët” dhe se “situata apo përkeqësimi i mëtejshëm i saj nuk është në interesin e asnjërës palë.
Michel përmes një postimi në Twitter shkruan se marrëdhëniet mund të përmirësohen vetëm nëse Rusia ndalon sjelljen përçarëse.
“Trendi në rënie i marrëdhënieve BE-Rusi mund të ndryshojë vetëm nëse Rusia ndalon sjelljen përçarëse”, shkruan Michel.
Marrëdhëniet midis Rusisë dhe BE-së kanë nisur të përkeqësohen prejse Moska ka aneksuar gadishullin ukrainas të Krimesë në vitin 2014. Në të njëjtin vit, Moska ka nisur mbështetjen edhe për një lëvizje separatiste në lindje të Ukrainës.
Ndërkohë në muajin prill, Republika Çeke anëtare e BE-së ka akuzuar agjentët e inteligjencës ruse për kryerjen e një shpërthimi në një depo armësh në vitin 2014. /abcnews.al