“Charles i pikëlluar, Harry i fortë”, si po e përballojnë vdekjen e mbretëreshës familjarët e saj

schedule15:51 - 9 Shtator, 2022

schedule 15:51 - 9 Shtator, 2022

Britania është tronditur nga vdekja e Mbretëreshës Elizabeth, me ekspertët e gjuhës së trupit që raportojnë se Mbreti Charles dhe Princi Harry po vajtojnë humbjen e gruas që ishte gjithmonë pranë tyre në mënyra të ndryshme.

Siç raporton mirror.co.uk, humbja e monarkes mund të ishte pritur pasi ajo kishte mbushur moshën 96-vjeçare, por djali i saj shfaqet ende i tronditur dhe i duhet kohë për të qenë vetëm, ndryshe nga nipi, i cili duket se po përmbahet. Konkretisht, një ditë pas vdekjes së Elizabeth në Pallatin Balmoral në Skoci, Charles u pa me një limuzinë të zezë, duke shkuar në aeroport për të fluturuar në Londër, ku do të mbajë një fjalim si mbreti i ri.

Botimi britanik raporton se djali i Elizabeth-it u ul në sediljet e pasme, me një dorë mbi fytyrë dhe sy të skuqur, duke treguar se ai kishte qarë, derisa doli nga pallati.

Në të kundërt, Harry u shfaq më vigjilent dhe kur hipi në aeroplan për të shkuar në rezidencën mbretërore, shumë e panë atë duke ofruar ngushëllime dhe simpatizime me mbështetësit e fronit britanik, pavarësisht humbjes së gjyshes.

Në mënyrë karakteristike, eksperti i gjuhës së trupit Judi James tha se “ndërsa djali i tij më i vogël u largua nga Balmoral për t’u kthyer te gruaja e tij, Charles u ul në makinën e tij pas Camilla”. Thuajse dukej sikur duhej të izolohej, të zhytej në pikëllimin e tij.

“Shprehja e tij e fytyrës tregoi disa shenja tronditjeje, të cilat mund të jenë normale, edhe pas një vdekjeje të pritshme”, tha ai, duke shtuar se Harry, pasi përshëndeti disa punonjës të aeroportit, ngushëlloi një stjuardesë e cila dukej se po vuante humbjen e Elizabeth. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!