Young Boys – Manchester United, do të jetë një nga dy ndeshjet e para që do nisë sezonin e ri të Champions League.
“Djajtë e Kuq” pas performancave mjaft të mira në Premier League, pritet ta kalojnë pa problem skuadrën e zvicerane edhe pse ndeshja luhet në shtëpinë e këtyre të fundit.
Ole Gunnar Solskjaer pritet të hedhë në fushë të njëjtin formacionin si në fundjavë ndaj Newcastle ku fitoi me rezultatin e pastër, 4-1. Ndryshimi i vetëm pritet në mesfushë ku në vend të serbit Matic, do të nisë titullar braziliani Fred.
Transferimet e bujshme të verës, me Ronaldon në krye do të japin kontributin e tyre nga minuta e parë. CR7 në majën e sulmit do të mbështet nga Sancho, Fernandes dhe Greenwood.
Mungesat nuk pritet të jenë problem për anglezët, të cilët nuk do të kenë të gatshëm sulmuesin, Marcos Rashford e në dyshim janë Edinson Cavani dhe Scott McTominay. Mungesat e tjera janë, Alex Telles, Dean Henderson dhe Phil Jones.
Ndërsa për vendasit do të mungojnë plot 5 lojtarë, Fabian Lustenberger, Jean-Pierre Nsame, Esteban Patignat, Joel Monteiro dhe Nico Maier. r.t /abcnews.al/