Champions | Surpriza mes “yjeve”, Gjimshiti në formacionin më të dobët

schedule16:21 - 19 Shtator, 2019

schedule 16:21 - 19 Shtator, 2019

Ndeshjet e Champions League dhuruan gola, emocione dhe surpriza si gjithmonë. Interi dhe Chelsea u ndalën në shtëpi në duelet e së martës. Ekipi i Antonio Contes ia doli të merrte një pikë në fund përballë çekëve të Slavia Prague, ndërsa djemtë e Lampard u befasuan në “Stamford Bridge” nga Valencia.

Mbrëmja e së mërkurës pa Real Madrid të shkatërrohej nga PSG me rezultatin 3-0, ndërsa Atalanta u turpërua në Zagreb nga Dinamo vendase me “poker” golash. Lokomotiva Moscow befasoi Bayer Leverkusen në shtëpi, ndërsa Totenham la dy pikë në transfertën e Pireut përballë Olympiacos.

Formacioni më i mirë i javës së parë ka plot surpriza. Në portë është Ter Stegen i Barcelonës, i cili priti një penallti dhe ishte i pakalueshëm përballë Borussia Dortmund. Alvarez i Ajaxit dhe Koulibaly i Napolit formojnë qendrën e mbrojtjes, ndërsa krahët kompletohen nga Hakimi i Dortmund dhe Mario Rui i Napolit.

Gueye i PSG, Krychowiak i Lokomotiv Moscow dhe Bernede i Salzburg formojnë treshen e mesit të fushës, ndërsa në ofensivë rreshtohen Orsic i Dinamo Zagreb (shënoi trigolësh përballë Atalantës), Haland i Salzburg dhe spanjolli Olmo i Dinamo Zagreb.

Emra të mëdhenj në formacionin më të dobët. Mes tyre vlen të përmenden Eden Hazard, Griezmann, Kross, ndërsa nuk mungon as Berat Gjimshiti.

Formacioni më i mirë: Portë; Ter Stegen (Barcellona) 8, Mbrojtje; Hakimi (Borussia Dortmund) 7, Alvarez (Ajax) 8, Koulibaly (Napoli) 7.5, Mario Rui (Napoli) 8, Mesfushë; Gueye (PSG) 7.5, Krychowiak (Locomotiv Moscow) 7.5, Bernede (Salzburg) 8, Sulm; Olmo (Dinamo Zagreb) 8.5, Haland (Salzburg) 9, Orsic (Dinamo Zagreb) 9. /abcnews.al

Formacioni më i dobët: