CHAMPIONS/ Rikthehet klasikja e madhe, Liverpool – Milan: Formacionet e mundshme

schedule10:17 - 15 Shtator, 2021

schedule 10:17 - 15 Shtator, 2021

Nuk mund të mos ngjalli interes një përballje mes Liverpoolit dhe Milanit. Për historinë që mbajnë dy klubet në veçanti , por edhe ndeshjeve spektakolare që kanë zhvilluar mes njëra-tjetrës.

Pas shumë vitesh, kemi kënaqësinë të shijojmë sërish këtë përballje edhe pse skuadrat nuk vijnë me atë lavdinë e dikurshme.

Ndeshja e cila do të zhvillohet në kuadër të raundit të parë të fazës së grupeve në Champions, pritet të nisë në orën 21:00 në stadiumin “Anfield”.

“Kuqezinjtë” ditën e djeshme morën një lajm tejet negativ, ku mësuan se lideri i tyre i sapo kthyer nga dëmtimi, Zlatan Ibrahimovic do të mungojë në ndeshjen e sotme dhe vendin e tij pritet ta zërë francezi, Oliver Giroud. Ibra nuk është e vetmja mungesë për Piolin, pasi po ashtu do të mungojnë edhe Tiemoue Bakayoko dhe Rede Krunic.

Në krahun tjetër, Jurgen Klopp  nuk do të ketë në dispozicion, Hervey Elliot i cili u dëmtua rëndë ndaj Leeds United dhe do të mungojë gjatë. Neco Williams dhe Roberto Firmino janë mungesat e tjera për “The Reds” me brazilianin që padyshim peshon më shumë.

Nuk pritet të ketë ndryshime në vendosjen e skuadrave në fushë nga ajo që kemi parë deri me tani në kampionatet respektive. Jurgen Klopp do të hedhë në fushë skuadrën me rreshtimin 4-3-3, me Jota në majën e sulmit që zëvendëson të dëmtuarin, Firminio. Edhe Pioli me skemën karakteristike, 4-2-3-1 me majën e sulmit që pritet t’i bësohet Giroud.r.t/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!