CHAMPIONS/ Real Madrid – Inter, statistikat dhe formacionet e mundshme

schedule10:58 - 7 Dhjetor, 2021

schedule 10:58 - 7 Dhjetor, 2021

Real Madrid – Inter  nuk luhet për një vend në fazën tjetër të Champions League, por për kreun e grupit.

Në “Santiago Bernabeu” vendasve i mjafton edhe një barazim i cili nuk duket i vështirë për t’u arritur edhe pse Ancelotti pritet të bëjë rotacion në formacion, ndërsa Inzaghi pritet të hedhë të gjithë arsenalin e rëndë në fushë.

Reali nuk ka në dizpocion 3 lojtarë, Ceballos, Bale dhe Benzema, ndërsa Inzaghi do të duhet të bëjë pa, Darmian, De Vrij, Correa, Kolarov dhe Ranocchia.

I detyruar edhe nga mungesa e Benzema, Madridi pritet të vijë me një sulm të freskët si Asensio – Jovic – Rodrygo, duke lënë kështu pushim edhe Vinicius JR i cili i ka luajtur të gjitha ndeshjet deri më tani.

Kujtojmë që braziliani bashkë me Benzema janë duke kaluar një formë spektakolare duke krijuar një nga 2-shet më të forta në botë dhe kjo padyshim që do ndjehet sonte.

“Zikaltërit” në krahun tjetër do të kenë në vijën e parë të sulmit dyshen më të mirë, Martinez – Dzeko.

Statistikat:

Real Madridi ka fituar 4 ndeshjet e fundit përballë Interit në të gjitha kompeticionet.

Në 4 ndeshjet e fundit të Realit në champions janë shënuar 2.5 gola .

“Galaktikët” kanë fituar 3 ndeshjet e fundit në këtë kompeticion, gjithashtu edhe Interi.

Reali ka shënuar të paktën2 gola në 3 ndeshjet e fundit, po ashtu edhe Interi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!