Kompeticioni më i rëndësishëm për klube në Evropës, UEFA Champions League çeli siparin e edicionit të ri, të martën që sapo lamë pas, teksa këtë herë edhe me një format të ri, që i ngjason një kampionati futbolli.
Mbi këtë temë është folur edhe në emisionin “E Diela Sprint”, nga Maks Tashi në ABC News, me panelin e të ftuarve që kanë komentuar më shumë sfidat e javës së parë.
I mendimit që skuadrat nuk janë gati për këtë format u shpreh Ermal Tahiri, ndërsa ish-futbollisti i Kombëtares, Ledio Pano theksoi se lojtarët janë të lodhur nga numri i shumtë i ndeshjeve .
Ermal Tahiri: Skuadrat nuk janë gati për këtë format. Tashmë e kanë marrë disi më lirshëm, si puna e kampionatit tonë me final four, të lehtëson ky sistem. Edhe Inter edhe City apo Bayern kane nga katër ndeshje brenda dhe katër jashtë, nëse merr katër fitore brenda kalon në fazën tjetër. Në ndeshjet e fundit do të shtrëngohet çdo gjë, pasi tani i japin rëndësi kampionatit. Champions pë mua fillo pas janarit. Tani janë si miqësore.
Ledio Pano: Është edhe lodhja e futbollistëve. Ishte Evropiani, kanë luajtur aty, fazë përgatitore kanë bërë shumë pak. Lojtarët tituallarë kanë qenë në ekpiet e mëdha. Është edhe lodhje. Ndeshje kampionat, plus ndeshje kupe, plus ndeshje champions. Ke edhe ndeshjet e kombëtares. /i.m /abcnews.al